Hapet e pamja për të riun nga Mitrovica, ishte djali i vetëm i familjes

Mitrovica

Hapet e pamja për të riun nga Mitrovica, ishte djali i vetëm i familjes

Më: 16 janar 2022 Në ora: 14:00
Ermal Delija

I riu nga Mitrovica Ermal Delija ka vdekur dje, ndërsa për të sot është hapur e pamja.

I ndjeri ishte rrahur në tetor të vitit të kaluar dhe si pasojë kishte qëndruar edhe në komë.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë njoftuar se sulmuesi ndodhet në paraburgim.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Varrimi pritet të bëhet pas përfundimit të autopsisë.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat