Inspektorët mitrovicas largojnë shitësit nga trotuaret

Mitrovica

Inspektorët mitrovicas largojnë shitësit nga trotuaret

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës ka nisur nga e hëna aksionin për largimin e produkteve, të cilat tregtarët i vendosin në trotuare.

Drejtori, Valon Brahimi, tha se inspektime do të ketë përherë gjatë këtij mandati, në mënyrë që të lirohet qyteti.

Kjo nuk u mirëprit shumë nga tregtarët që u treguan të gatshëm të paguajnë qira, e disa që nuk kanë lokale, thanë se do të dalin sërish në rrugë, derisa ta kenë një vend adekuat për treg.

Ndërkaq disa qytetarë e përkrahin këtë vendim, të cilët thonë se edhe produktet, veçanërisht pemët e perimet, tashmë do të jenë më të sigurta dhe pa pluhur, i cili mund të bartte edhe sëmundje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat