Me dy doza vaksine, por Bedri Hamza infektohet me Koronavirus

Mitrovica

Me dy doza vaksine, por Bedri Hamza infektohet me Koronavirus

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:35
Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se është infektuar me Covid-19, ndonëse ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka njoftuar se me të marrë lajmin se ka rezultuar pozitiv, ai është izoluar dhe aktivitetin ka thënë se do ta vazhdojë nga shtëpia.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me Covid-19.

Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunal. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat