Shipoli së shpejti do të bëhet me çerdhe moderne për fëmijë

Mitrovica

Shipoli së shpejti do të bëhet me çerdhe moderne për fëmijë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, sot kanë vizituar çerdhen publike e cila është duke u ndërtuar në Shipol të Mitrovicës.

Përmes kësaj vizite ata kanë parë për së afërmi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në ndërtimin e kësaj çerdhe, për të cilën kanë planifikuar buxhet shtesë për këtë vit në mënyrë që punimet të arrijnë në fazën finale.

Kjo çerdhe publike e cila është në ndërtim e sipër do të jetë institucioni më modern i këtij lloji në Mitrovicë, që do të shërbej më shumë për banorët e Shipolit. Çerdhja ndodhet në një lokacion të përshtatshëm, ku në afërsi të saj ndodhet edhe shkolla fillore, si dhe qendra e mjekësisë familjare.

Çerdhja do t’i përmbush sado pak nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për kujdes ndaj fëmijëve për prindërit të cilët kanë nevojë për kujdes ditorë të fëmijëve të tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat