Drejtoria e Shëndetësisë do të rrisë bashkëpunimin me Kryqin e Kuq - Dega në Mitrovicë

Mitrovica

Drejtoria e Shëndetësisë do të rrisë bashkëpunimin me Kryqin e Kuq - Dega në Mitrovicë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 10:14
Pamje nga takimi

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani, ka pritur në takim Udhëheqësit e Kryqit të Kuq-Dega në Mitrovicë, Gazmend Asllani dhe Remzi Pllana.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq fillimisht uruan drejtorin për detyrën e re si dhe shprehen gatishmërinë e tyre për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mes të Kryqit të Kuq të Kosovës -Dega në Mitrovicë, Drejtorisë për Shëndetësi si dhe institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Mitrovicës.

Me këtë rast, drejtori Shabani shprehu falënderimin e tij për kontributin dhe aktivitetet e Kryqit të Kuq - Dega në Mitrovicë të realizuara në bashkëpunim me Kujdesin Parësor Shëndetësor në Mitrovicën e sidomos për kontributin që Kryqi i Kuq-Dega në Mitrovicë ka dhënë gjatë procesit të vaksinimit me vaksinat Anti-Covid 19.

Në këtë takim u shpreh vullneti dhe gatishmëria e dyanshme për vazhdimin e bashkëpunimin në të ardhmen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat