​Katër shkolla të Mitrovicës do të jenë me efiçiencë të energjisë

Mitrovica

​Katër shkolla të Mitrovicës do të jenë me efiçiencë të energjisë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka nënshkruar katër marrëveshje për shërbime të Energjisë si vazhdimësi e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike të Komunës së Mitrovicës.

Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve katër shkolla të Komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nga ky projekt i fushës së efiçiencës së energjisë, SHFMU “Elena Gjika”, Çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, SHMLE “Hasan Prishtina” dhe SHFMU “Eqrem Qabej”.

Sipas një njoftimi të komunës, projekti në fjalë pritet të filloj së realizuari nga muaji qershor i këtij viti.

Ndërsa financimi i tyre bëhet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat