Komuna e Mitrovicës po kryen përgatitjet finale për pjesëmarrje në garën “SUMP Award” në Bruksel

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës po kryen përgatitjet finale për pjesëmarrje në garën “SUMP Award” në Bruksel

Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:56
Pamje nga takimi

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, sot ka pritur në takim përfaqësueset e UN-Habitat-it, Zana Sokoli dhe Fjolla Caka.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava, së bashku me disa zyrtarë të kësaj drejtorie.

Gjatë këtij takimi u bisedua për implementimin e projekteve përgjatë rrugëve “Mbretëresha Teutë” dhe “Isa Boletini”, me theks të veçantë realizimin e projektit për shtrirjen dhe zgjerimin e rrjetit të biçikletave.

Gjithashtu në këtë takim është bërë e ditur se kanë përfunduar xhirimet e qytetit të Mitrovicës, me ç’ rast është përgatitur edhe videoja me të cilën Komuna e Mitrovicës do të paraqitet si finaliste në Bruksel, në garë me Madridin e Spanjës dhe Tamperen e Finlandës, për fitimin e çmimit të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat