Vdiq nëna e Bedri Hamzës

Mitrovica

Vdiq nëna e Bedri Hamzës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 20:55
Bedri Hamza

Nëna e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, Rabisha, ka vdekur sot.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hamza, përmes një reagimi në Facebook.

Postimi i tij:

”Lamtumirë NANË!

Sot kur ti mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta japë me aq urtësi e mirësi.

Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!

Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e mërkurë) më 9 mars 2022, në varrezat e fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat