Ky është polici që u vra aksidentalisht sot në Mitrovicë

Mitrovica

Ky është polici që u vra aksidentalisht sot në Mitrovicë

Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Një zyrtar policor humbi jetën sot si pasojë e një të shtënë aksidentale nga arma.

Polici që humbi jetën në këtë rast është Burim Tahiri, nga Mitrovica.

44 vjeçari vdiq si pasojë e të shtënës me armë pas daljes nga poligoni i shenjtarisë në Cërnushë të Mitrovicës.

I njëjti në këtë poligon të qitjes ishte për shkak të ri-certifikimit në kuadër të Policisë së Kosovës.

E vdekjen e tij përpos policisë, prokurorisë e konfirmuan edhe familjarët e Tahirit.

Polici Burim Tahiri ndërroi jetë para se të arrinte në Qendrën Emergjente të Spitalit të Mitrovicës.

Image
Burim Tahiri
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat