Ministri Aliu e kryetari Hamza vizitojnë fabrikën e riciklimit në Mitrovicë

Mitrovica

Ministri Aliu e kryetari Hamza vizitojnë fabrikën e riciklimit në Mitrovicë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës Bedri Hamza bashkë me Ministrin Liburn Aliu, kanë vizituar sot fabrikën e reciklimit të mbeturinave. Kjo fabrikë është ndërtuar në Frashër nga MMPHI në bashkëpunim me Komunën.

Kryeshefi i “Unitetit” Gazmend Morina, së bashku me U.D i zv.Kryeshefit të “Unitetit” iu kanë treguar Kryetarit dhe Ministrit nga afër se si po funksionon fabrika në fazën fillestare të saj.

Kujtojmë që kjo fabrikë moderne është e vetmja në Kosovë.

Postimi i plotë i KRM “Uniteti” :

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti”, Gazmend Morina, ka pritur kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Ministrin e Ministrisë së Mjedisi, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë vizitës që iu bë fabrikës së reciklimit të mbeturinave në fshatin Frashër të ndërtuar nga MMPHI në bashkëpunim me komunën.

Kryetari Hamza dhe Ministri Aliu u njoftuan nga Kryeshefi Morina dhe U.D. i Zv.Kryeshefit të “Unitetit”, Ylber Murtezaj, treguan nga afër se si po funksionon fabrika në fazën fillestare/testuese të saj.

Ishte dakordim i përbashkët që të ketë avancim në formën e menaxhimit të mbeturinave me ndihmën e komunës dhe ministrisë, ku rol kyç do të ketë edhe kjo fabrikë moderne, e cila është e vetmja në Kosovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat