Dyshohet se e kreu një vrasje në Mitrovicë, vetëdorëzohet në polici

Mitrovica

Dyshohet se e kreu një vrasje në Mitrovicë, vetëdorëzohet në polici

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:11
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar sot F.V., 29-vjeçar, i dyshuar për vrasje të rëndë.

Sipas policisë ai dyshohet se ka kryer një vrasje në korrik të vitit të kaluar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut.

D.S. 49-vjeçar kishte mbetur i vdekur, ndërsa ishte plagosur edhe një person tjetër.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Mitrovicë, 08 prill  2022

Në orët e mesditës së sotme të datës 08 prill 2022, në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetdorëzuar i dyshuarit  F. V., 29 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

I dyshuari  kohë më parë,  është shpallur në kërkim  policor si i dyshuar për  veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën  10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit  ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit  është caktuar  masa e ndalimit për 48 orë.

Vrasje e rëndë

Mitrovicë,  10 korrik  2021

Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Evlia Qelebia’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i  plagosuri tjetër viktima  J. S., 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor.

Pas  ekzaminimeve të kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi  materiale që ndërlidhen me rastin.

Nga  hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ’’vrasje e rëndë’’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat