“Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej me thikë”, nëna nga Mitrovica përballet me borxhliun e djalit që i shkoi në shtëpi

Mitrovica

“Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej me thikë”, nëna nga Mitrovica përballet me borxhliun e djalit që i shkoi në shtëpi

Më: 14 prill 2022 Në ora: 08:26
Ilustrim

Një grua në Mitrovicë është përballur me një person që e kërkonte djalin e saj, gjoja se i kishte mbetur borxh kohë më parë.

Rastin e kanosjes e ka denoncuar në Polici vet viktima e cila ka dhënë deklaratë se çfarë ka ndodhur kur i dyshuari i shkoi në shtëpi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte kërkuar djalin e saj në shtëpinë e viktimës, por kjo e fundit i kishte thënë se i njëjti nuk jeton aty tash e sa muaj.

I dyshuari siç duket nuk është zmbrapsur dhe ka ekspozuar një thikë, duke e kërcënuar viktimën me fjalët se “nëse i biri yt nuk ma kthen borxhin, të prej me thikë”.

Posa rasti është raportuar policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarin dhe ndaj tij është hapur rasti “kanosje”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat