Fqinji i Vjosa Osmanit, thotë se ajo nuk e meriton pozitën e Presidentes

Mitrovica

Fqinji i Vjosa Osmanit, thotë se ajo nuk e meriton pozitën e Presidentes

Më: 14 prill 2022 Në ora: 23:50
Vjosa Osmani sot në Mitrovicë

Me pankarta e duartrokitje po i urojnë mirëseardhje presidentes së Kosovës.

Nxënësit e shkollës ku vijoi mësimet po prisnin me padurim shefen e shtetit, që të enjten qëndroi për vizitë në vendlindjen e saj, Mitrovicën e Jugut.

Me këtë organizim u impresionua Vjosa Osmani, teksa i përshendeste të gjithë nxënësit një nga një.

Me shumë prej tyre zhvillonte edhe biseda.

Kjo pritje jashtë shkollës nuk do të ishte mirëseardhja e vetme për Osmanin, brenda e prisnin ata që i dhanë njohuritë e para mësimore.

Kujdestari i klasës së saj kishte edhe një dhuratë që e bëri nostalgjiken nxënësen, që tash drejton shtetin.

Këto fjalë e kthyen në kohë Osmanin, ku tregoi edhe për vështirësitë e saj si nxënëse.

Presidentja e vendit këtu u sfidua edhe me pyetje nga nxënësit.

Por, kaq i gëzuar me praninë e saj në vendlindje nuk u shpreh edhe një ish-fqinj i saj.

Por deklarata si këto nuk po i pëlqejnë një qytetari tjetër të Mitrovicës.

Megjithatë një pritje dinjitoze i organizoi i pari i qytetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat