Mehaj: Mitrovica është njëra nga komunat e cila i ka dhënë shumë dëshmorë kombit shqiptar

Mitrovica

Mehaj: Mitrovica është njëra nga komunat e cila i ka dhënë shumë dëshmorë kombit shqiptar

Më: 2 maj 2022 Në ora: 15:38
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit e ka vizituar familjen e dëshmores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatime Hetemi, në veriun e Kosovës.

Mehaj me këtë rast tha se Mitrovica është një nga komuna që i ka dhënë më së shumti dëshmorë dhe martirë kombit shqiptar.

“Toka e shenjtë e Republikës, Mitrovica, është njëra nga komunat e cila i ka dhënë shumë dëshmorë e martir kombit shqiptar. Pavarësisht të gjithave, banorët janë të vendosur për të jetuar këtu.”-tha Mehaj.

Postimi në Facebook:

Vizitë në familjen e dëshmores së kombit, ushtares së UÇK-së, Fatime Hetemi, në veriun e Republikës së Kosovës.

Toka e shenjtë e Republikës, Mitrovica, është njëra nga komunat e cila i ka dhënë shumë dëshmorë e martir kombit shqiptar. Pavarësisht të gjithave, banorët janë të vendosur për të jetuar këtu.

Baca Behxhet thotë:" Jemi këtu që mos ta lëmë këtë tokë në duart e tjeter kujt, nuk jemi ketu pse kemi kushte të mira për jetesë, por gjithe ai gjak që është derdhur, nuk na lejon që të braktisim këtë vend, ta lëmë të thatë e të shkretë.

Me dhemb shpirti kur shoh shpërnguljet që ndodhin, për mua është njësoj si të vdesesh, por ne do ta mbajmë të gjallë këtë vend".

Dëshmorja Fatimja, nga luftimet i kishte dërguar një porosi bacës Behxhet :" Mos e lësho vendlindjen, për asnjë shkak dhe në asnjë rrethanë", këtë porosi të saj, do ta mbaj gjithmonë, thotë ai.

Lavdi gjithë veprimtarisë së familjes Hetemi!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat