​Grevë njëorëshe e mësimdhënësve edhe në Mitrovicë

Mitrovica

​Grevë njëorëshe e mësimdhënësve edhe në Mitrovicë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Rreth 1200 punëtorë nga gjithsej 34 institucione arsimore në komunën e Mitrovicës, i janë përgjigjur sot grevës një orëshe të organizuar nga SBASHK-u.

Isa Ismajli, kryetar i Sindikatës komunale të arsimit në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se greva është respektuar në të gjitha shkollat dhe se nuk ka pasur asnjë kundërshtim, qoftë nga ana e drejtorëve, arsimtarëve apo edhe vetë prindërve.

Ismajli: Greva është respektuar në të gjitha shkollat

Sipas informatave që kam nga shoqatat sindikale në të gjitha shkollat është respektuar greva njëorëshe, duke filluar nga ndërrimi i parë sipas orarit mësimor që kanë shkollat…Në asnjë shkollë nuk kemi pasur asnjë kundërshtim, as nga ana e drejtorëve, as nga ana e prindërve”, ka thënë Ismajli.

Ndryshe, mësimdhënësit sot kanë grevuar për një orë në mbarë vendin, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së SBASHK-ut, ndërsa po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat