Ambasadori amerikan viziton Mitrovicën: SHBA e përkushtuar që ta shoh një vend demokratik e multietnik

Mitrovica

Ambasadori amerikan viziton Mitrovicën: SHBA e përkushtuar që ta shoh një vend demokratik e multietnik

Më: 18 maj 2022 Në ora: 09:54
Pamje nga vizita

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vizituar një ditë më parë Mitrovicën, ndërsa theksoi se SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin një qytet demokratik e multi-etnik.

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se vizita në Mitrovicë ishte udhëtimi i parë komunal jashtë Prishtinës.

“Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarët e komunave, Policinë e Kosovës, mediat e aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës.

Frymëzim për t’u takuar me shoqërinë civile dhe rininë të përkushtuar për ta bërë realitet këtë aspiratë: të sigurohemi që Mitrovica të bëhet një vend në një Kosovë demokratike, multietnike për të gjithë qytetarët. SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin këtë të ndodhë”, shkruan ambasadori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat