Zjarri në disa fshatra të Mitrovicës, policia thotë se ende vazhdon në përmasa të vogla

Mitrovica

Zjarri në disa fshatra të Mitrovicës, policia thotë se ende vazhdon në përmasa të vogla

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një pjesë të pyllit në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, ku u rrezikuan edhe disa shtëpi.

Sipas raportit thuhet se banorët e dy shtëpive që rrezikoheshin nga zjarri janë evakuuar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy  shtëpive janë larguar”, thuhet në raport.

Policia më tej njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, FSK dhe KFOR-i.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht  por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat