Sërish qen të ngordhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut, qytetarët thonë se dikush iu hodhi hot-dog

Mitrovica

Sërish qen të ngordhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut, qytetarët thonë se dikush iu hodhi hot-dog

Më: 25 maj 2023 Në ora: 09:17
Qen të ngordhur

Qytetarët që pak para mesnate kanë kaluar pranë sheshit në Mitrovicën e Veriut kanë parë katër qen pa shenja jete, të rreshtuar pranë njëri-tjetrit. Një seri e re helmimesh me qen pasoi në orët e vona të mbrëmjes. Disa qytetarë pretendojnë se dy persona u kanë hedhur qenve hot-dog të helmuar, raporton mediumi serb në Kosovë, Kossev.

Në Mitrovicën e Veriut, që nga 3 marsi ka pasur helmime të vazhdueshme, pothuajse të përditshme të kafshëve, kryesisht qenve. Sipas të dhënave të Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa”, në këtë periudhë kanë ngordhur mbi 100 qen.

Si rezultat, qytetarët e Mitrovicës shpesh gjejnë trupa të pajetë të qenve të ngordhur në rrugët e tyre. Kështu ishte edhe mbrëmë.

Një nga kafshët shtëpiake të ngordhura të Mitrovicë u gjet në rrethrrotullimin në qendër të qytetit, buzë asfaltit.

Ndërkohë qytetarët që kujdesen për kafshët e braktisura e kanë bartur këtë qen deri në fund të shëtitores, ku janë gjetur edhe tre qen të ngordhur.

Një grup i vogël njerëzish u mblodhën pak para mesnatës në shesh dhe aty ishin edhe disa policë të Kosovës.

Disa persona pohojnë se në fakt dyshohet se kanë ecur përgjatë shëtitores dy persona, njëri prej tyre me doreza në duar dhe po iu ofronin atyre hot-dog, në të cilët dyshohet se kishte helm. Një nga hot-dogët, pretendojnë ata, është gjetur jo shumë larg këtij lokacioni.

Policët që ndër të tjera kanë bërë foto të hot-dogut, kanë konfirmuar se do të hapin rast.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Shapa” deri më tani ka raportuar në Policinë e Kosovës dhjetëra raste të helmimit të qenve.

Mirëpo, siç ka konfirmuar në mesin e muajit edhe Policia e Kosovës në rajonin e veriut, asnjëri prej tyre deri më tani nuk është zbardhur.

Portali Kossev me këtë rast i është drejtuar Prokurorisë Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në fillim të muajit mars u konfirmua se ka nisur procedimi për veprën penale “Abuzimi i kafshëve dhe kontaminimi i ushqimit dhe ujit të kafshëve”.

Gjashtë ditë më parë pati një përgjigje të re, ku vetëm shkurt thuhet se rasti është ende duke u hetuar në bashkëpunim me policinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat