Sot janë mbjellur 100 drunj të rinj në Mitrovicë.
Këta drunj janë mbjellur në rrugën “Bislim Bajgora”.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se mbjellja e drunjve është bërë pas punëve nëntokësore, asfaltimit, trotuarëve e ndriçimit.
“Kemi mbjellë mbi 100 drunj, të cilët jo vetëm që zbukurojnë një prej rrugëve kryesore, por edhe shtojnë hapësirat e gjelbra në qytet”, ka thënë Tahiri.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të mos i dëmtojnë dhe të mos i parkojnë veturat dhe automjetet e tyre në trotuare.