Disa lagje dhe fshatra të Mitrovicës mbesin pa ujë

Mitrovica

Disa lagje dhe fshatra të Mitrovicës mbesin pa ujë

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 10:45
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët Enver Haliti, Ferki Aliu dhe Nuredin Hajzeri, si dhe në fshatrat Lushtë, Vërnicë dhe Kqiç.

Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugën Isa Boletini, në rrugën Aradha 142 dhe në fshatin Shupkofc.

KRU Mitrovica ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht, duke u kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka theksuar se punimet po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe funksionimit të rrjetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat