Komuna e Mitrovicës shpërndan 1,200 pako ushqimore për familjet në nevojë

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës shpërndan 1,200 pako ushqimore për familjet në nevojë

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka realizuar një aksion humanitar për nder të muajit të Ramazanit, duke shpërndarë mbi 1,200 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, Drejtoria e Mirëqenies, në bashkëpunim me partnerë dhe donatorë, ka realizuar një aksion humanitar për familjet në nevojë.

Në njoftimin e komuës thuhet se rejtori Ramadan Beshiri ka njoftuar se mbi 1,200 pako ushqimore janë shpërndarë për familjet përfituese të asistencës sociale dhe kategoritë më të cenueshme, me qëllim që asnjë familje të mos hyjë në Ramazan pa përkrahje dhe dinjitet.

“Në raste të veçanta, ndihmat janë shpërndarë edhe në orët e vona për familjet që nuk kishin mundësi të lëvizin”, ka thënë mes tjerash Beshiri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat