Mitrovica nderon historianin Ibrahim Çitakun në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Mitrovica

Mitrovica nderon historianin Ibrahim Çitakun në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 14:34
Mitrovica nderon historianin Ibrahim Çitakun në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të shtunën një Akademi Përkujtimore kushtuar historianit të njohur, Ibrahim Çitaku, në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Të pranishëm ishin personalitete të jetës publike, profesorë, historianë, bashkëpunëtorë, miq e familjarë të profesorit Çitaku.

Profesori Selman Mehaj foli për jetën dhe veprën e historianit Çitaku. Ai u fokusua në momente të rëndësishme të jetës së Çitakut, i cili përkundër rrethanave të vështira qëndroi stoik dhe vazhdoi punën e madhe në zbardhjen e figurave kombëtare që e ndjente si mision.

Në njoftimit, profesoresha, Sala Ahmeti, foli për veprën e Çitakut, duke potencuar përkushtimin e madh dhe disiplinën shkencore. Ajo theksoi se historiani Çitaku ka lënë një vepër që do të duhej ta bënin institucionet shkencore.

Profesor, Vehbi Xani, kritikoi institucionet për mungesë përkujdesjeje për figurën e historianit Çitaku. Ai tha se do të duhej bërë shumë më tepër për një personalitet të rrallë me një vepër të madhe, siç Ibrahim Çitaku.

“Akademia është pasuruar me dy pika artistike me violinë nga nxënësi i Shkollës së Muzikës "Tefta Tashko" në Mitrovicë, Oltion Musliu, ndërsa në fund në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar e bija e profesorit, doktoresha, Vjolla Çitaku”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat