Qytetarët e Mitrovicës po e mbështesin nismën për ndryshimin e Kodit Penal

Mitrovica

Qytetarët e Mitrovicës po e mbështesin nismën për ndryshimin e Kodit Penal

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 11:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur sot aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Që nga orët e paradites, qytetarët kanë shprehur interesim për t’u informuar rreth përmbajtjes së nismës dhe për ta mbështetur atë me nënshkrimet e tyre.

Mbështetje për nismën kanë dhënë edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilët kanë vizituar stendën e IKD-së, janë informuar për propozimet dhe kanë dhënë nënshkrimet e tyre.

Përmes kësaj nisme propozohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe të ndalohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Sipas IKD-së, këto ndryshime synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Aktiviteti për mbledhjen e nënshkrimeve do të vazhdojë sot deri në orën 15:00, ndërsa IKD ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që të vizitojnë stendën informuese, të njihen me përmbajtjen e nismës dhe ta mbështesin atë me nënshkrimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat