Green Fest, festivali që pasuron kulturën e Mitrovicës

Mitrovica

Green Fest, festivali që pasuron kulturën e Mitrovicës

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 15:57
Green Fest

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka vlerësuar rëndësinë e Green Fest, festivalit që tashmë është shndërruar në një nga organizimet kulturore që promovon artin, kulturën dhe ambientalizmin e qytetit.

Postim i plotë:

“Green Fest është një prej organizimeve kulturore që i jep shpirt artit, kulturës, promovimit dhe ambientalizmit të qytetit tonë, përmes netëve me muzikë, shfaqjeve të filmave, tureve industriale, ekspozitave, punëtorive e aktiviteteve sportive.

Ky edicion ka filluar më 12 gusht dhe vazhdon edhe sonte me aktivitete muzikore, ndërsa përfundon më 16 gusht.

Mitrovica ka identitet kulturor, sportiv e artistik”,.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat