Ja kush i demoloi veturat e komunës së Mitrovicës, një ditë para hapjes të fabrikë së kërpudhave

Mitrovica

Ja kush i demoloi veturat e komunës së Mitrovicës, një ditë para hapjes të fabrikë së kërpudhave

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 15:19
Ilustrim

Automjetet e Komunës së Mitrovicës janë demoluar nga pesë persona, të cilët kanë qenë të punësuar në parkingun e komunës, vetëm një ditë para hapjes të fabrikë së kërpudhave.

Dëmtimin e veturave e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se janë arrestuar pesë persona.

“Në polici janë shoqëruar katër persona, të cilët dyshohet se e kanë kryer sulmin”, ka thënë për Veriu.info Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Ju njoftojmë se drejtoria e Prokurimit ka lidhur kontratë me shoqatën e OVL të UÇK-së dega në Mitrovicë, prej vitit 2012 dhe e kemi vazhduar për çdo vit, siç ka ndodhur edhe sivjet me datën 1.1.2016. Kontrata ka qenë e vazhduar, mirëpo ne kemi qenë të obliguar ta shkëpusim njëanshëm këtë kontratë, duke u bazuar në nenin 5 të kontratës, pas rekomandimit të auditorit gjeneral, i cili ka theksuar që kjo kontratë me këtë njoftim shkëputet njëanshëm prej 1.6.2016. Mirëpo, Drejtoria për Administratë dhe kryetari i komunës janë dakorduar që punëtorëve të cilët kanë punuar deri më tash, për sigurimin e autoparkut, të ju mundësohet përmes kompanisë fituese që të themelojnë marrëdhënie punë dhe të vazhdojnë të punojnë, pasi që kanë edhe përvojën e punës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të komunës së Mitrovicës për Veriu.info.

Jo zyrtarisht portalit Veriu.info i kanë thënë zyrtarë të lartë të komunës, se kjo është bërë me tendencë të prishjes së imazhit të kryetarit Bahtiri nga kundërshtarët politik, sepse ai nesër do ta inauguron fabrikën e kërpudhave.

Në dokument mund të shihet edhe vërejtja e auditorit.

Ndryshe, veteranët të cilët kanë punuar në atë parking kanë marrë rroga prej 200 euro, ani pse nëse mbesin pa punë do t’i merrnin 170 euro nga qeveria në formë pensioni, gjë që ka lënë shumë dilema pse kanë punuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat