U shënua 6 qershori Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës

Mitrovica

U shënua 6 qershori Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 16:08
Pamje nga aktiviteti

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, në varrezat e dëshmorëve në Shipol, kanë bërë homazhe dhe kanë vendos buqete me lule, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, e vlerësoj lart kontributin e jashtëzakonshëm të 76 dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Po ashtu ne Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u mbajt një manifestim për nder të kësaj dite.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri në fjalën e ti , tha se nderimi më i madh për këta dëshmorë, është puna e përbashkët për ndërtimin e një Kosove, ku liria e arritur me shumë mund dhe sakrificë nuk guxon të keqpërdoret.

” Shënimi i ditës së Dëshmorëve të komunës sonë , të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit ,është përkujtim i sakrificës, guximit dhe heroizmit i më të dashurve tuaj dhe tanë, që u flijuan duke dhënë jetën e tyre për të realizuar aspiratat shekullore të popullit për të larguar pushtuesin njëherë e përgjithmonë nga trojet tona, nderimi më i madh për dëshmorët e kombit është puna jonë e përditshme për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me vende punë për të gjithë dhe me institucione demokratike që u shërbejnë njësoj të gjithë qytetarëve.”, tha ndër të tjerash kryetari i komunës Agim Bahtiri.

Ky përvjetor u organizua nga komuna e Mitrovicës, përkatësisht nën përkujdesjen e kryetarit të komunës.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat