Një delegacion nga Barcelona vizitoi Komunën e Prishtinës

Mitrovica

Një delegacion nga Barcelona vizitoi Komunën e Prishtinës

Më: 13 qershor 2016 Në ora: 18:26
Pamje nga takimi

?Komuna e Prishtinës, e përfaqësuar nga nënkryetari Dardan Sejdiu, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Genc Bashota dhe përfaqësuesit e organizatës implementuese të projektit të Tregut Mobil të Fermerëve në Prishtinë OJQ Gratë në Biznes, ka pritur të hënën, një delegacion nga Komuna e Barcelonës, respektivisht nga Departamenti për Marrëdhënie dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Publik i Tregut Komunal të Barcelonës, i udhëhequr nga Jordi Cortez i Roldan dhe UN Habitat Zyra e Kosovës, e përfaqësuar nga Frederic Saliez, Zëvendës Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse me Institucionet Evropiane.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi i mundësive për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Komunës së Barcelonës për zhvillimin dhe menaxhimin e tregjeve komunale, duke ndërlidhur këtë mundësi me rigjenerimin urban dhe shfrytëzimin e hapësirave publike.

Në kuadër të këtij takimi, nënkryetari Sejdiu pasi falënderoi mysafirët për shprehjen e interesit për bashkëpunim të mundshëm i njoftoi ata me punën e Komunës së Prishtinës, gjatë këtij mandati qeverisës, sfidat dhe rezultatet e arritura, sidomos në sektorin e urbanizmit, planifikimit hapësinor, zhvillimit ekonomik, shërbimet publike etj.

Gjatë bisedës, Dardan Sejdiu njoftoi mysafirët nga Barcelona me iniciativën e Komunës së Prishtinës për themelimin e Tregut Mobil të Fermerëve, i cili është një risi për Kosovën, për fermerët dhe konsumatorët.

Sipas Dardan Sejdiut, ky treg i ka dhënà « një kuptim më të gjerë dhe më të plotë shfrytëzimit të hapësirës publike, e cila po shfrytëzohet për zhvillimin ekonomik të qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë fermerëve, të cilët tashmë kanë një vend të sigurtë dhe dinjitoz për plasimin e produkteve të tyre të freskëta drejtpërsëdrejti tek konsumatori, duke eliminuar kështu ndërmjetësimin e tregtarëve për shitjen e këtyre produkteve.

Sipas një komunikate të Komunës së Priishtinës, Sejdiu theksoi se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për të nxitur fermerët të rrisin fermat e tyre dhe të zëvendësojnë produktet e importit, duke krijuar brende të reja të produkteve bujqësore vendore në Kosove.

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës është duke punuar që të bëj edhe lidhjen e tregut të gjelbër ekzistues me pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës, duke ofruar kështu një lidhje dhe atraksion turistik ndërmjet këtyre dy pjesëve.

Nga an a tjetër, Cortez i Roldan theksoi se Instituti Publik i Tregut Komunal të Barcelonës menaxhon 43 tregje, kryesisht të mbyllura dhe më pak të hapura, në Barcelonë, të cilat organizohen dhe funksionojnë nëpërmjet shoqatave apo asosacioneve. Ai edhe njëherë ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi i mundësive për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Komunës së Barcelonës për zhvillimin dhe menaxhimin e tregjeve komunale, duke ndërlidhur këtë mundësi me rigjenerimin urban dhe shfrytëzimin e hapësirave publike. Cortez i Roldan tregoi se Tregu Komunal i Barcelones zë vendin e tretë për nga institucionet të cilat qytetarët i vlerësojnë më së shumti.

Ai po ashtu ka theksuar se kërkesa për tregje ku fermerët prodhues të shesin drejtpërsëdrejti prodhimet e tyre të freskëta është rritur edhe në vendet e Evropës, mirëpo sipas tij kjo është e vështirë në Barcelonë pasi fermerët jetojnë së paku 100 km larg qytetit të Barcelonës.

Në fund të takimit delegacioni nga Barcelona vizitoi tregun mobil të fermerëve në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pa nga afër këtë treg dhe pati rastin të bisedojë drejtpërsëdrejti me fermerët. Fermerët e tregut mobil në Prishtinë mirëpriten delegacionin nga Barcelona dhe treguan interes për shkëmbim të përvojave me tregjet e fermerëve në Barcelonë.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat