Edhe një takim i kryetarit Bahtiri me përfaqësues të shqiptarëve në KK të Mitrovicës së veriut

Mitrovica

Edhe një takim i kryetarit Bahtiri me përfaqësues të shqiptarëve në KK të Mitrovicës së veriut

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 17:17
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar Lumni Xhaka, këshilltar nga radhët e LDK-së, Gëzim Alushi, këshilltar nga radhët e AAK-së,

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar në kabinetin e tij përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të veriut të qytetit në Kuvendin e Komunës në veri të Mitrovicës, Lumni Xhaka, këshilltar nga radhët e LDK-së, Gëzim Alushi, këshilltar nga radhët e AAK-së, me të cilat ka biseduar për gjendjen aktuale politike e të sigurisë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen në jetën e përditshme shqiptarët që jetojnë në lagjet veriore të qytetit.

 

Fillimisht, këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës të veriut e njoftuan kryetarin Bahtiri me zhvillimet e fundit në këtë pjesë të qytetit, kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët dhe pjesëtarët e komuniteteve jo serbe, si dhe me përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet me të cilat ata ballafaqohen përmes rrugës ligjore dhe me mjete demokratike.

 

Pasi i dëgjoi fjalët e tyre, kryetari Bahtiri ju tha se do ta kenë mbështetjen e tij dhe të institucioneve komunale në përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e jetesës, duke i këshilluar ata që këtë ta bëjnë vetëm përmes institucioneve legjitime demokratike dhe me mjete paqësore, duke respektuar gjithnjë ligjin   dhe rendin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat