Kryetari Bahtiri priti përfaqësuesit e Kompanisë “Lux Dev”

Mitrovica

Kryetari Bahtiri priti përfaqësuesit e Kompanisë “Lux Dev”

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 19:11
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur përfaqësuesit e Kompanisë “Lux Dev”, nga Luxemburgu, për të biseduar rreth vazhdimit të realizimit të projektit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në tërë qytetin tonë.

Kryetari Bahtiri në këtë takim  kërkoi që sa më parë të fillohet me  zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Koshtovë,Vidimriq dhe Frashër, në mënyrë që edhe kësaj anë ti ofrohet furnizimi me ujë për pije, si dhe cilësia e ujit do të jetë më e mirë.

Përfaqësuesi i “Lux Dev”-it, Ivan Kitinov, tha se ne jemi të përkushtuar që edhe faza e dytë e punimeve në zgjerimin e rrjetit të kryhet sipas marrëveshjes së arritur, ndërsa që faza e parë është realizuar me sukses dhe në afatet e caktuara kohore.

“Ne ndjehemi mirë që kemi mundësinë të realizojmë  këtë projekt të përbashkët dhe shumë të rëndësishëm, i cili do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve”, shtoi më tutje Bahtiri.

Me realizmin e këtij projekti,  do të rriten kapacitet e furnizimit me ujë për pije të disa lagjeve dhe fshatrave të qytetit të Mitrovicës, si dhe cilësia e ujit do të jetë më e mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat