Liqeni artificial në Suhadoll përfundon gjatë këtij viti - Bota Sot
Liqeni artificial në Suhadoll përfundon gjatë këtij viti

Mitrovica

Liqeni artificial në Suhadoll përfundon gjatë këtij viti

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 16:12
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorinë e Drejtorisë së Urbanizmit, Sami Zeka, kanë pritur përfaqësuesin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agim Radoniqi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “Bajraktari” (që është duke e realizuar projektin e liqenit në Suhadoll), Mustafë Bajraktari e Bejtë Qela, dhe Kadri Selimaj, mbikëqyrës nga kompania ‘AlbArchitect”, që e mbikëqyrë realizimin e projektit. Temë kryesorë e diskutimit ishte procesi i deritanishëm i punëve rreth  realizimit të projektit për ndërtimin e liqenit artificial në Suhadoll.

Projekti i ndërtimit të liqenit në Suhadoll, është një projekt i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor, që arrin vlerën në rreth 4.5 milionë euro. Liqeni ka gjatësi prej 1.5 kilometra, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në tri metra.

Agim Radoniqi, drejtor i DPH-së ka thënë së punët kryesore të parapara me projekt kanë përfunduar, mirëpo tani duhet të përballemi edhe më problemet e shpronësimit, andaj besoi që edhe banorët e kësaj ane të kenë mirëkuptim, për të qenë bashkëpunues në realizimin e këtij projekti gjigant i cili është i një rëndësie të madhe.

Kryetari Bahtiri tha se sa i përket pronave komunale, do të merren të gjitha masat e parapara ligjore për largimin e tyre nga hapësira  ku do të shtrihet liqeni, në mënyrë që projekti në fjalë të realizohet sa më parë dhe të mos ketë më vonesa të një natyre të tillë.

Ai tha se  liqeni që do të ndërtohet do të mundësoj që qytetarët e komunës, por edhe ata të rajonit, që gjatë ditëve me vapë të verës,  të gjejnë freski aty. “Liqeni artificial në Suhadoll me një infrastrukturë të rregulluar mirë, do të ofroj pamje jashtëzakonisht të bukur dhe si një pikë turistike do të tërheq një numër të madh të vizitorëve”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...