Filloi ndërtimi i fabrikës së parë në Zonën industrial në Frashër

Mitrovica

Filloi ndërtimi i fabrikës së parë në Zonën industrial në Frashër

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 17:20
Fabrika

Në Zonën industrial në Frashër të komunës së Mitrovicës, ka filluar ndërtimi i fabrikës së parë, investim i Kompanisë Bunjamini, e cila do të prodhojë stiropoll.

Kryetari i komunës, Agim bahtiri bashkë me drejtorët Besnik, Beka, Nasuf Aliu dhe Egzon Jashari, i ka inspektuar punimet dhe e ka përgëzuar pronarin e kompanisë për fillimin e ndërtimit të fabrikës, e cila është e para në zonën me hapësirë prej 46 hektarësh për biznese, të cilën e kë dedikuar për këtë qëllim komuna e Mitrovicës.

“Unë e përgëzoj pronarin e “Bunjaminit”, që kaq shpejtë ka filluar realizmin e projektit për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e stiropollit. Ne deri tash kemi ndarë troje falas për 20 kompani, ët cilat do t’i fillojnë ndërtimet deri në fund të ëktij viti. Parashihet që me fillimin e prodhimeve të këtyre bizneseve, do të punësohen mbi 2.000 qytetarë, shumica prej të cileve gjatë vitit të ardhshëm. Do të vazhdojmë me ndarjen e hapësirave falas edhe për biznese tjera të intersuara e që i plotësojnë kushtet”, tha ai.

Pronari i Kompanisë “Bunjamini”, Afrim Shabani, tha se ndihet shumë i lumtur që komuna i mundësoi ndërtimin e objektit për prodhimin e stiropollit. “Komuna më ka dhënë falas dy hektarë tokë dhe unë e falënderoj shumë. Po ashtu, komuna më ka ndihmuar edhe me lehtësira të tjera gjatë marrjes së lejes për ndërtim, prandaj edhe e falënderoj shumë kryetarin Bahtiri, i cili po bënë shumë për krijimin kushteve për hapjen e bizneseve të reja dhe prurjen e investitorëve këtu”, tha ndër të tjera ai.

Kryetari Bahtiri me bashkëpunëtorë, në Zonën industriale bisedoi edhe me përfaqësuesit e kompanive të tjera që po kryenin punë aty për rregullimin e infrastrukturës së zonës. Ai kërkoi nga këto kompani që të punët t’i kryejnë me cilësi të lartë dhe në afatet e kontraktuara kohore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat