Mitrovica, ta ketë në përmendore Faruk Spahinë!

Mitrovica

Mitrovica, ta ketë në përmendore Faruk Spahinë!

Bahri Rashica Nga Bahri Rashica Më 30 shtator 2016 Në ora: 08:58
Mitrovica

Më 3.Tetor 2005, familjen Spahiu,qytetin e Mitrovicës,Kosovën dhe tërë kombin shqiptar e kishte pllakos një dhimbje e madhe  me rastin e vdekjes së Kryetarit të qytetit të minatorëve z.Faruk Spahisë ! 

I ndjeri Spahiu dy herë ishte fitues i zgjedhjeve të pas luftës.Mbi 16 vite në LDK,krah i djathtë i presidentit Historik dr . Ibrahim Rugovës dhe trashigimtar i kryetarit të ndjerë prof.Latif Berishës i vrarë nga gjakatarët serb natën e 24.Marsit 1999.

Faruk Spahiu, intelektual dhe patriot i frymëzuar prej të parëve të vet që për trashigimi ia kishin lënë - çlirimin e Kosovës . Të hënën më 3.Tetor 2016 bëhen 11 vite që iku në amshim ky burrë besnik i Kosovës, përvjetor që djegë brezat e rinjë që pak dijnë se kush ishte Faruk Spahiu,por,për të ju kujtu gjeneratës së re figurën e Faruk Spahisë do të ishte shumë me vend që Mitrovica ta ketë në përmendore Faruk Spahinë !

Faruk Spahiu në shpirtë e kishte atdheheroizmin që një decenie e gjysmë i shkriu për shtetin e Kosovës dhe lirinë arriti ta shohë e të ju thoshte paraardhësve të tij:"Kosova është e lirë dhe shtet si të gjitha shtetet tjera në botë".

Lavdi i qoftë në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta të pavdekshmit Faruk Spahisë,Zoti e bekoftë familjen e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat