Policia në veri lokalizon mall kontrabandë, nuk arrin ta dërgojë në terminal?!

Mitrovica

Policia në veri lokalizon mall kontrabandë, nuk arrin ta dërgojë në terminal?!

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 09:44
Foto nga vendi ngjarjes

Një kamion përplotë me pije të kontrabanduara nga Serbia, është lokalizuar mbrëmë rreth orës 22:00 nga policia në veri të Mitrovicës.

Burime bëjnë të ditur se policia nuk po arrinë që nga nata e mbrëmshme ta dërgojë kamionin në terminalin që ndodhet në jug të qytetit, për shkak të rezistencës së vozitësit të kamionit, Dejan Mihajloviq, i cili është djali i pronarit të një depoje të kësaj veprimtarie në veri të Mitrovicës, Zvezdan Mihajloviq.

Ndryshe, kamioni vazhdon të qëndrojë edhe gjatë kohës kur po raportojmë i lokalizuar me shirit të policisë, në rrugën ‘Oslobogjenje’ në veri të qytetit, derisa po bëhen përpjekje mes policisë dhe anëtarëve të familjes Mihajloviq, për ta dërguar kamionin në terminal.

KP ka provuar të kontaktojë me zëvendës drejtorin e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat