Barani: Largohen barrikadat e çetnikëve serbë në Mitrovicë

Mitrovica

Barani: Largohen barrikadat e çetnikëve serbë në Mitrovicë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 22:53
Halit Barani

 Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka reaguar pas largimit të barrikadave  afër Shkollës Teknike në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sot, më 29.X.2016 duke filluar prej orës 18: 30-deri në orën 20:00, pas plot 56 muajve u largua nga rruga barrikada e cila u vendos në mes të rrugës nga bandat kriminele çetnike serbe, më 22.VII.2011 në lagjen “Ibri” pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës. Atë kohë duke filluar prej urës kryesore të lumit Ibër banditët në fjalë patën bllokuar shumë rrugë kryesore gjithandej për çka ndër kohë i patën larguar disa prej tyre dhe sa i përket qytetit, përkatësisht pjesës së okupuar kjo ishte barrikada e fundit që pati mbetur. Kjo barrikadë ishte afër Sh L M T, shkollë kjo e cila është në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Baranit./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat