10 milionë euro në fondin për veriun

Mitrovica

10 milionë euro në fondin për veriun

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 20:50
Ilustrim

Dhjetë milionë euro është shuma totale e depozituar në llogarinë e fondit për Zhvillim të Veriut në Mitrovicë.

Ky është rezultat i taksave të mbledhura në pikat doganore në veri të Kosovës, përkatësisht, dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bernjak.

Nga zyra e BE-së në Kosovë  kanë bërë të ditur se që kur Fondi i zhvillimit u bë operativ, gjithsej 10 milionë euro janë depozituar në llogarinë e këtij fondit, njofton Tribuna Channel.

Fondi do të mbulojnë projektet për të cilat kanë aplikuar komunat në veri të vendit, si Zvecan, Zubin Potok, Mitrovicë veriore, dhe Leposaviç. Mirëpo, ky fond funksionon i pavarur nga buxheti  i Kosovës dhe është i destinuar vetëm për veriun. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat