Komuna asnjëherë nuk e ka pas në plan rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Mitrovica

Komuna asnjëherë nuk e ka pas në plan rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:14
Inspektori komunal për ndërtim dhe rindërtim, Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët e saj dhe opinionin e gjerë, se ajo asnjëherë nuk e ka pas në plan rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës, njëri nga  personalitetet më të shquara të rajonit të Mitrovicës e më gjerë.

Inspektori komunal për ndërtim dhe rindërtim, i frikësuar nga rasti tragjik i Prizrenit kur një objekt i këtillë është rrënuar dhe ka shkaktuar vdekjen e një fëmije, me vendimin 05 NR. 354/50117 të datës 12.07.2016, ka zbatuar Ligjin dhe Rregulloren e punës,  me qëllimin më të mirë që të vë në lëvizje institucionet përgjegjëse  për të ndërmarrë masa të menjëhershme, në mënyrë që të mos përsëritet rasti i Prizrenit.

Duke e marrë një aktvendim të tillë, inspektori komunal e ka ditur se objekti është trashëgimi kulturore e Kosovës dhe është në mbrojtje të institucioneve përkatëse, por ka pas parasysh gjendjen e rëndë të shtëpisë së Xhafer Devës, e cila ishte dhe akoma është duke u vetëshkatërrua dhe duke paraqitur rrezik serioz për jetën e qytetarëve, frekuenca e të cilëve përreth saj është jashtëzakonisht e madhe, pasi që është në mes të rrugëve.

Duke folur në emër të institucioneve komunale, drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Naim Hajra, ka thënë se Komuna i mirëkupton plotësisht shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë, të institucioneve të ndryshme dhe subjekteve politike, andaj edhe njëherë i garanton të gjithë se  shtëpia e veprimtarit të shquar të kauzës kombëtare Xhafer Deva, e cila përveç vlerave historike, ka edhe vlera të veçanta arkitektonike, nuk do të rrënohet.

Mirëpo, shton ai, nëse dëshirohet që kjo shtëpi të qëndroj aty ku është e të mos vetërrënohet, atëherë duhet të veprojnë sa më shpejtë institucionet kulturore të Republikës së Kosovës  dhe të fillojnë realizimin e projektit për mbrojtjen e saj.

Këto fjalë drejtori Hajra ua ka thënë edhe Bekim Baftiut, zëvendëskryetar, Nikoll Perkajt, sekretar  dhe disa përfaqësuesve të tjerë të Ballit Kombëtarë Demokrat, që të shqetësuar nga shkrimet në medie, kishin ardhur në Mitrovicë për të biseduar me drejtuesit komunal se cila është e vërteta. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat