Në Tunelin e Parë asfaltohet rruga e gjatë 1.100 metra

Mitrovica

Në Tunelin e Parë asfaltohet rruga e gjatë 1.100 metra

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:46
Rruga e asfaltuar në Tunelin e Parë

Në vendbanimin Tuneli i Parë në Mitrovicë, pas asfaltimit dhe kubëzimit të disa rrugicave, është asfaltuar edhe rruga përgjatë lumit Trepça, dhe Flotacionit të Minierës së Stantërgut, në gjatësi prej rreth 1.100 metra.

Rruga ka qenë shumë e dëmtuar dhe gjatë sezonit të dimrit ka paraqitur rrezik për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Mitrovicës. Asfaltimin e rrugës e kanë inspektuar nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Benik Beka.

“Vlera e projekteve të realizuara në kubëzimin, asfaltimin dhe meremetimin e rrugëve në lagje, vendbanime dhe fshatra të ndryshme të komunës gjatë këtij viti do të kaloj shumën prej 2.7 milionë euro”, tha nënkryetari Kamberi.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Benik Beka, ju tha qytetarëve se komuna po e përmbush ndaj tyre obligimin e dhënë nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, për të rregulluar rrugët dhe infrastrukturën tjetër.

“Në Tunelin e Parë kemi bërë punë të mira. Vetëm gjatë ëktij viti këtu kemi kubëzuar dhe asfaltuar disa rrugë. Me asfaltimin e kësaj rruge, në gjatësi prej rreth 1.100 metra, gjerësi prej 4.5 metra dhe trashësi të asfaltit prej tetë centimetra, për të cilën kemi shpenzuar rreth 70.000 euro, këtu i kemi zgjidhur problemet kryesore. Na ka mbetur edhe ndriçimi i rrugës, për të cilën do të angazhohemi që të sigurojmë mjete. Do theksuar se çmimi i asfaltit të shtruar nëpër rrugë, është dukshëm më i lirë se në të kaluarën, kur në pushtet kanë qenë të tjerët”, tha ai.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe drejtori Beka, kanë përcjell nga afër edhe asfaltimin e rrugës dhe oborrin e xhamisë brenda rrethojave të varrezave të qytetit në Shipol, për çka janë siguruar mbi 10.000 euro nga buxheti komunal.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Burim Veliu, u shpreh të jetë i kënaqur me këtë investim të komunës, për të cilin tha se i është mirënjohës komunës. Ai tha se qytetarët tani do ta kenë më të lehtë kryerjen e obligimeve fetare me rastin e varrimit të të afërmve të tyre./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat