Bahtiri priti shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, Diaz

Mitrovica

Bahtiri priti shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, Diaz

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 16:16
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, Danilo Rosales Diaz, me bashkëpunëtorë, të cilin e ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në komunë, me theks të posaçëm për situatën e sigurisë.
Fillimisht kryetari Bahtiri ka vlerësuar të suksesshëm dhe korrekt bashkëpunimin e komunës me Zyrën Rajonale të UNMIK-ut dhe me drejtuesit e komunës legale në veri të Mitrovicës, për të mirën e qytetarëve dhe të komunës së Mitrovicës, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e tij që për këto qëllim të bashkëpunoj edhe në të ardhmen.

Kryetari Bahtiri i ka thënë përfaqësuesit të UNMIK-ut, Diaz, se ka punuar shumë në drejtim të stabilizimit të gjendjes së përgjithshme në Mitrovicë dhe përmirësimit të raporteve ndëretnike e të bashkëpunimit me drejtuesit e komunës legale të formuar nga institucionet e Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës, që administrohet nga serbët.

“Falë këtij angazhimi, por para së gjithash falë maturisë dhe kontributit ët vet qytetarëve, të ët gjitha përkatësive etnike, situata në komunën e Mitrovicës tani është mjaft e stabilizuar pothuaj tërësisht. Gjatë këtyre tri viteve sa unë gjendem në krye të komunës, janë shënuar vetëm shtatë eksese me motive ndëretnike, përderisa në të kaluarën ka pas mbi 9.000 të tilla. Kontribut në këtë drejtim kanë dhënë edhe drejtuesit e komunës në veri të Mitrovicës, me në krye kryetarin Rakiq, me të cilin kemi pas një bashkëpunim të mirë dhe në interes të të dyja komunave dhe qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike”, tha kryetari Bahtiri.

Udhëheqësi i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, Danilo Rosales Diaz, tha se në Mitrovicë ka qenë edhe para se të bëhet shef i zyrës, andaj i vjen mirë kur tani she ndryshime të shumta pozitive, por që edne ka edhe sfida për të stabilizuar plotësisht gjendjen në Mitrovicë.

“Unë po shoh në Mitrovicë, në të dyja anët e lumit, njerëz që duan të ndryshojnë gjendjen për të mirë dhe që duan të punojnë për përmirësimin e jetës së tyre. Kjo është për tu përshëndetur dhe këtë e ka bërë edhe KS i OKB-së ndy raportet e veta, ku flitet pozitivisht për të arriturat në Mitrovicë”, tha fillimisht shefi i zyrës Diaz.

Ai na vazhdim shtoj se aktualisht është duke punuar për realizimin e projekteve që kanë për qëllim fuqizimin e rinisë dhe të gruas në jug dhe veri të lumit, me qëllim që të kenë angazhohen dhe ët japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë të të gjithëve.

“Po ashtu, jemi duke u angazhuar edhe për të mbështetur proceset e normalizimit të raporteve, bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave të komunave dhe integrimin e institucioneve në veri. Mund ët them gjithashtu, se buxheti që ne kemi, nuk është vetëm për tu shpenzuar nga stafi i UNIMK-ut, por me te mund të kontribuojmë në realizimin e projekteve të ndryshme që mundësojnë zhvillim”, tha Diaz.

Ai shprehu gatishmërinë e tij që të ndihmojë në çuarjen përpara të proceseve sa i përket bashkëpunimit me komunën e Mitrovicës veriore, nëse nga ai kërkohet një gjë e tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat