Kanë filluar shikimet sistematike të shëndetit oral për nxënësit e shkollave

Mitrovica

Kanë filluar shikimet sistematike të shëndetit oral për nxënësit e shkollave

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 12:03
Pamje nga takimi

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe në prani të nënkryetarëve të komunës,  Safet Kamberi  dhe Eroll Zekeria, është mbajtur mbledhja e radhës  bordit të drejtorëve.

Në mbledhje u diskutuan probleme dhe kërkesa të ndryshme   të drejtorive, që u parashtruan nga drejtuesit e tyre.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Tafil  Peci, kërkoj që në fushën sportive e cila u shtrua me tapet  sintetik të vendoset një roje sigurimi, për të cilën do ët vendoset këto ditë.
Drejtori i Kadastrës Egzon Jashari, foli për Rregulloren për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale, duke kërkuar njëkohësisht që disa pika të saj të ndryshohen dhe të harmonizohen me dispozitat ligjore. Ndërsa drejtori i Integrime dhe Mirëqenies  Sociale, Qazim Nimani, njoftoj të pranishmit  se Ambasadorja  e Turqisë ka qëndruar në Mitrovicë, me ç’rast ka dhënë një donacion me karroca për persona me aftësi të kufizuar të HANDIKOS-it.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Muhedin Osmani, i njoftoi të pranishmit vazhdimin e shikimeve sistematike të shëndetit oral të nxënësve nëpër shkolla.
Sipas tij, vetëm në javën e kaluar këto shikime i kanë kryer mbi 900 nxënës të shkollave fillore në Gushafc, Zhabar, Koshtovë e gjetiu, ndërsa që më parë shikimet janë kryer në të gjitha shkollat fillore në rajonin e Shalës së Bajgorës.

“Deri më 23 dhjetor shikimet sistematike të shëndetit oral do të kryhen në të gjitha shkollat fillore të komunës, ndërsa që në gjysmë vjetorin e dytë do të kryhen shikimet për nxënësit e shkollave të mesme”, tha ai.

Drejtori Osmani njoftoi edhe për thyerjen e derës dhe të një dritareje në ambulancë e fshatit  AMF Vllahi, ku sipas tij, pajisjet nuk kanë munguar. Sidoqoftë, rasti është lajmëruar në polici dhe është formuar komisioni për vlerësimin e dëmit të shkaktuar per disa deme te vogla materiale.

Kryetari Bahtiri edhe në këtë takim kërkoi nga drejtorët që të jenë sa më efikas dhe të përpiktë në kryerjen e përgjegjësive të tyre dhe përfundimin me sukses të këtij viti.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat