Komuna vazhdon mbështetjen konkrete të fermerëve

Mitrovica

Komuna vazhdon mbështetjen konkrete të fermerëve

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 16:19
Komuna e Mitrovicës me fermerët

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu kanë  pritur fermerët fermerët që kanë përfituar nga komuna laktrofriza dhe dublikatorë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka nënshkruar pesë kontrata me fermerët-pronarë të pikave grumbulluese të qumështit, që kanë përfituar laktrofriza prej 300 litrash dhe dublikatorë me rrymë prej  200 litra.

Kryetari Bahtiri, pasi falënderoj fermerët që janë të interesuar të zhvillojnë blegtorinë, ju premtoj atyre,  që në  mbështetje të zhvillimit të blegtorisë, shumë shpejt do të vizitoj fshatrat Maxherë, Kaqandoll, Shipol dhe Bajgorë, aty ku ndodhen  edhe pikat grumbulluese të qumështit.

“Ne po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme që të ju mbështesim dhe ndihmojmë  për zgjidhjen e problemeve me të cilat ju po ballafaqoheni, e sidomos problemet e ujit dhe të rrymës, që janë parakusht për zhvillimin e blegtorisë dhe më pastaj edhe të problemeve tjera”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Image

Po ashtu, edhe nënkryetari Faruk Mujka, ju uroj sukses fermerëve përfitues dhe tha se komuna është e gatshme që t’i dëgjoj hallet e tyre dhe që brenda mundësive ekzistuese të bëj përpjekje për zgjidhjen e tyre.

Ndërkaq, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, tha se kjo është një shumë simbolike që komuna  ka ndarë për t’i forcuar pikat grumbulluese të qumështit në territorin e saj.

Fermerët përfitues, Sami Voca nga Maxhera, Shaqir Zeqiri, fshati Kaqandoll, Raif Hajra, fshati Shipol, Hysen Musa, fshati Bajgorë dhe Mensur Musa, fshati Bajgorë,  u ndanë të kënaqur me pajisjet e fituara. Ata thanë se këto do t’ua lehtësojnë punën e tyre dhe për këtë falënderuan Komunën, si dhe shtuan se kanë akoma nevojë për mbështetje ët drejtpërdrejt të Drejtorisë së Bujqësisë, qoftë përmes ndihmës konkrete, qoftë përmes këshillave.

Ky projekt u realizua falë bashkëfinancimit të komunës, përkatësisht Drejtorisë së Bujqësisë dhe fermerëve. Projekti ka kushtuar 1.600.00 euro, ku 80 për qind  janë mjete të buxhetit të komunës dhe 20 për qind kanë financuar fermerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat