Bahtiri zgjedh Faruk Mujkën nënkryetar të Mitrovicës

Mitrovica

Bahtiri zgjedh Faruk Mujkën nënkryetar të Mitrovicës

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 20:07
Faruk Mujka

Faruk Mujka, është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili tha se në bashkëpunim me Mujkën do të vazhdohen të përfundohen të gjitha proceset e nevojshme për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.

Bahtiri tha poashtu se nuk pati asnjë mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të ri, pozitë të cilën tashmë i ka dorëzuar kryetarit të degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë Faruk Mujkës.

Marrja e kësaj pozite vjen menjëherë pas koalicionit të lidhur para disa ditëve në mes AKR-së dhe VV-së.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, shtoi poashtu se ky nuk do të jetë i vetmi koalicion i lidhur në mes këtyre dy subjekteve, pasi sipas tij synohet që koalicion të ketë edhe në nivel qëndror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat