VV në Mitrovicë merr tri drejtori dhe nënkryetarin e komunës

Mitrovica

VV në Mitrovicë merr tri drejtori dhe nënkryetarin e komunës

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 16:33
Pamje nga konferenca

Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar koalicion për qeverisje lokale në Komunën e Mitrovicës me subjektin politik Aleanca Kosova e Re -AKR.

Kjo marrëveshje politike është nënshkruar në Mitrovicë, nga kryetari i Qendrës së Mitrovicës Faruk Mujka dhe përfaqësuesi nga AKR-ja, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

“Qyteti i Mitrovicës është i rëndësishëm për shkak të pretendimeve ekspansioniste që ka Serbia karshi pjesës veriore. Për këtë duhet një qasje politike që i përgjigjet këtyre pretendimeve. Qëndrimet e kryetarit të Mitrovicës kanë qenë edhe parimore dhe konsistente. Në këtë drejtim dhe me këtë synim VV  ka arritur marrëveshje të bashkëqeverisjes me kryetarin Bahtiri, në këta muaj të mbetur të qeverisjes”, thuhet në një komunikatë për media.

“Ne mendojmë se situata politike dhe e sigurisë në Mitrovicë është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe kjo duhet të nënkuptojë angazhim më të shtuar të forcave që besojnë në një Mitrovicë të zhvilluar, prosperuese dhe që merren me probleme të dala që nga paslufta deri më tani. Me këtë marrëveshje politike, ne angazhohemi për një qeverisje lokale profesionale, të guximshme dhe të ndershme”, thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje do të qeverisë me Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e  Arsimit dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Kurse nënkryetari i komunës së Mitrovicës do të jetë Faruk Mujka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat