Në Mitrovicë mbi 400 vetura të dyshuara u janë shmangur Doganës

Mitrovica

Në Mitrovicë mbi 400 vetura të dyshuara u janë shmangur Doganës

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:42
Ilustrim

Si rezultat i përpunimit të informatave dhe zhvillimit të hetimeve intensive në identifikimin e veturave të dyshuara, hetuesit policor, konkretisht Njësia e Auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë vitit 2016 ka identifikuar mbi 400 vetura, me dokumentacion jo përkatës.

Veprimet policore gjatë tërë vitit ishin të orientuara mbi bazën e identifikimit dhe verifikimit fillestar të dokumentacionit të këtyre veturave, ku hetuesit policorë në bashkërendim me prokurorin kompetent kanë ngritur dyshimet  se  këto vetura nuk kishin dokumentacion përkatës që dyshoheshin për  ‘shmangie  të obligimeve  doganore’.

Identifikimi i këtyre veturave është bërë  në lokacione të ndryshme, përfshirë kompani biznesi,  auto sallone, auto pjesë dhe vetura personale, të gjitha këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë. 

Në kuadër të kësaj Policia ka iniciuar 8 raste penale, ndaj kompanive të ndryshme, tek të cilat janë gjetur në pronësi  veturat.

Ky  rezultat i punës së  mirë e profesionale i  Njësisë së Auto-krime,  sipas një parallogarie të bërë nga autoritet doganore në Mitrovicë, ka rezultuar  që të parandalojë shmangiet doganore në vlerë prej mbi 700 mijë euro.  Të gjitha këto vetura u janë dorëzuar autoriteteve doganore në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat