Jakshiq akuzon qeverinë serbe për sulmin në selinë e partisë së tij

Mitrovica

Jakshiq akuzon qeverinë serbe për sulmin në selinë e partisë së tij

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 09:14
Marko Jakshiq nga Partia Demokratike Serbe (DSS)

Marko Jakshiq nga Partia Demokratike Serbe (DSS), ka akuzuar qeverinë e Serbisë dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, për sulmin ndaj selisë së kësaj partie në veri të Mitrovicës.

Në një prononcim për kp Jakshiq ka theksuar se incidenti në selinë e DSS-së, tregon qartë se siguria për qytetarët e veriut të Mitrovicës është e rrezikuar.

LEXO EDHE: http://www.botasot.info/mitrovica-kosova/651343/digjet-selia-e-dss-se-ne-mitrovice/

“Sulmi në selinë e partisë tregon se siguria  për qytetarët e veriut të Mitrovicës është e brishtë”, tha Jakshiq.

Selia e DSS-së është sulmuar sot në orën 3:00 të mëngjesit. Ende nuk dihen motivi dhe autorët e këtij incidenti.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat