Konsulli i Nderit të Kosovës në Japoni z. Isao Iijima, vizitoi Mitrovicën

Mitrovica

Konsulli i Nderit të Kosovës në Japoni z. Isao Iijima, vizitoi Mitrovicën

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:31
Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, kanë pritur Konsullin e Nderit të Kosovës në Japoni, z. Isao Iijima

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, kanë pritur  Konsullin e Nderit të Kosovës në Japoni, z. Isao Iijima, i cili njëherësh është edhe Këshilltar Special i Kryeministrit Japonez Shinz? Abe, me të cilin kanë vizituar Fabrikën e Kërpudhave në Gushafc, ku e kanë zhvilluar bisedën dhe ku nga menaxheri i fabrikës, Valdrin Lluka, janë njoftuar për ecuritë aktuale në fabrikë.

Fillimisht kryetari Bahtiri në pika të shkurtra e ka njoftuar mysafirin nga Japonia për situatën aktuale në komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë për përpjekjet që po bëhen për zhvillimin ekonomik të komunës.

Në vazhdim menaxheri i Fabrikës së Kërpudhave, Valdrin Lluka e ka njoftuar z. Isao Iijima me punën që po bëhet në fabrikë dhe planet për zgjerimin e saj.

Ai ka thënë se në fabrikë është instaluar teknologjia më bashkëkohore (pjesa dërrmuese e së cilës vjen nga Japonia),  prodhimi i kërpudhave ka filluar mbarë dhe se i tërë prodhimi plasohet pa problem në tregun perëndimor.

Image

Lluka po ashtu i ka thënë z. Isao Iijima, se janë në zhvillim e sipër punimet për zgjerimin e kapacitetit prodhues dhe ët gamës së prodhimit të kërpudhave, gjë që do të mundësoj edhe punësime të tjera.

Konsulli i Nderit i Kosovës në Japoni dhe këshilltari i Kryeministrit Japonez, z. Isao Iijima, tha se ndjehet mirë që po sheh një fabrikë të tillë në Kosovë dhe prodhimet që dalin nga ajo.

“Ky është një tregim i suksesshëm dhe un jam i bindur se sukseset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Gjatë bisedës kryetari Bahtiri dhe z. Isao Iijima u dakorduan për një vizitë të kryetari Bahtiri në Japoni, ku do të takohet me personalitete më të larta të Qeverisë së Japonisë.

Kryetari Bahtiri dhe z. Isao Iijima këmbyen dhurata, ndërsa që edhe menaxheri i fabrikës, Lluka i ndau dhuratë mysafirit nga Japonia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat