Mitrovica do të intensifikoj aktivitete për luftimin e krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm

Mitrovica

Mitrovica do të intensifikoj aktivitete për luftimin e krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm

Më: 2 mars 2017 Në ora: 22:40
Ilustrim

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, pritur në një takim menaxherin rajonal të Organizatës B&S “Europe”, Andrea D’Angelo dhe sekretarin e Organizatës QKSS, Mentor Vrajolli, me të cilët ka biseduar për projektin e BE-së “Mbështetje institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Në projekt përfshihet edhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Mysafirët i thanë nënkryetarit Mujka se qëllimi i projektit, të financuar nga BE-ja, është që tu ndihmohet komunave në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve për t’i luftuar dukuritë e lartpërmendura.

Ata thanë se është mirë që komuna të tregoj nevojat për ndihmë në këtë drejtim dhe që më pastaj bashkërisht të organizohen aktivitete të shumta e të ndryshme në rreth sa më të gjëra, për vetëdijesimin e qytetarëve për luftë kundër krimit të organizuar, shpëlarjes së parave, korrupsionit dhe të të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm.

D’Angelo dhe Vrajolli thanë se ky është vetëm takimi i parë njoftues, ndërkohë që në ditët në vijim janë të gatshëm që të marrin pjesë në aktivitetet e përbashkëta konkrete, duke inkuadruar edhe mekanizmat institucional e jo institucional që funksionojnë nëpër komun, bashkësi lokale dhe mjedise tjera.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, tha se mirëpret realizimin e këtij projekti mjaftë të rëndësishëm dhe se komuna do të angazhohet maksimalisht dhe me përkushtim në organizimin e aktiviteteve për vetëdijesimin e qytetarëve për të luftuar dukuritë e dëmshme siç janë ato që më lartë u përmendën.

“Mitrovica ka vuajtur shumë dhe ka pësuar në të kaluarën nga të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm, bartësit e krimit të organizuar dhe dukurive tjera të dëmshme, prandaj besoj se qytetarët janë shumë të interesuar që të luftojnë kundër këtyre. Natyrisht se institucionet komunale do të japin maksimumin për të luftuar këto dukuri”, tha ndër të tjera Mujka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat