U nënshkruan kontratat në mes IADK-së, Komunës së Mitrovicës dhe fermerëve të kësaj komune

Mitrovica

U nënshkruan kontratat në mes IADK-së, Komunës së Mitrovicës dhe fermerëve të kësaj komune

Më: 29 mars 2017 Në ora: 15:55
IADK dhe zyrtarët e Komunës

Bazuar në marrëveshjen për bashkëpunim në mes IADK-së  dhe Komunës së Mitrovicës  të datës 23.02.2015-2018 për bashkëfinancimin  e projekteve  në investimet direke në sektorin e bujqësisë, janë nënshkruar të mërkurën  kontratat në mes  të fermerëve të Mitrovicës dhe këtyre dy akterëve .

Përfitues të këtij projekti ishin gjithsej 11 fermerë, ku 10 nga ta përfituan  mbështetje   për kultivimin e mjedrës në sipërfaqe prej 2.000 metra katrorë, ndërsa 1  fermer  përfitoj  pajisjet për pompimin e ujit me energji solare.

Projekte këto që  kapin shumën  afro 30.000 euro.

Të pranishëm  gjatë nënshkrimit të kontratave ishin  drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, përfaqësuesi i IADK-së Skender Fejzullau   si dhe përfituesit e këtij projekti.

Drejtori Aliu, me këtë rast ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku, për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fermerët e Mitrovicës, me ç’rast theksoj se ky bashkëpunim i  ndërsjellët do të vazhdon edhe  në të ardhmen , pasi që sipas drejtorit Aliu, falë IADK-së në komunën e Mitrovicës janë realizuar  shumë projekte të rëndësishme të cilat kanë  ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve në ekonomin bujqësore dhe  shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Po ashtu drejtori Aliu, ritheksoj se Komuna e Mitrovicës së bashku me IADK-në pritet të zhvillojnë  edhe projekte të tjera deri në vitin 2018  me bashkëfinancim.

Vlen të theksohet se projektet e tilla  gjenerojnë të hyra për familjet e përfituesve dhe njëkohësisht janë prezentë  si produkte vendore  në tregun tonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat