Mjet i dyshimtë në Vinarc të Mitrovicës

Mitrovica

Mjet i dyshimtë në Vinarc të Mitrovicës

Më: 2 prill 2017 Në ora: 21:11
Policia

Në fshatin Vinarc të Mitrovicës së Veriut banorët kanë hasur në një mjet të dyshimtë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili tha se ende nuk dihet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Kjo pasi sipas Hotit një punë e tillë u takon ekipeve të hetuesisë të cilët do të merren me rastin ditën e nesërme.

Ai ka shtuar po ashtu se për rastin ka njoftuar një banues i një shtëpie të fshatit Vinarc, teksa ka thënë se gjatë punimit të tokës, ka hasur në një mjet të dyshimtë për të cilin ende nuk dihet se për çka bëhet fjalë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat