QKMF në Mitrovicë riorganizon shërbimin e Stomatologjisë

Mitrovica

QKMF në Mitrovicë riorganizon shërbimin e Stomatologjisë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 13:50
Kryetari i Mitrovices, Agim Bahtiri duke vizituar stomatologjine

Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë ka riorganizuar ofrimin e shërbimeve të stomatologjisë për qytetarët, me qëllim që ato të jenë më efikase nga pacientët. Riorganizimin e shërbimeve e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili me këtë rast ka shprehur përkrahjen e plotë për këtë dhe për realizimin e projekteve të tjera të Drejtorisë së Shëndetësisë.

 Me këtë rast, kryetari Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka dhe  drejtoreshën  e Drejtorisë së Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, kanë biseduar në këtë qendër  me stafin punues të QKMF-së, për tu njoftuar më gjerësisht për ecurinë e realizimit  të projektit  për respektimin dhe përmirësimin e orarit të terminëve të caktuara në shërbimet  komunale të shëndetit oral për qytetarët  e Komunës së Mitrovicës.

Sipas  shefes së Sektorit te stomatologjisë,  Dr. Nazmije Baruti, qytetarët të cilët kanë pasur nevojë për shërim në sektorin  e stomatologjisë në QKMF, është dashur të presin deri në ditën e parë të muajit për caktimin e terminit te stomatologu, gjë që nuk ishte mirë për pacientët.

“Tani  e tutje, qytetarët do të mund të caktojnë termin për çdo ditë pune, nga ora 7:20 minuta, deri  në ora 14:00.  Me qëllim që shërbimet të jenë më cilësore, është marrë vendim që secili stomatolog të ketë së paku 8 terminë gjatë orarit të punës njëditore. Prandaj, kërkojmë nga qytetarët që tash e tutje të shfrytëzojnë mundësinë e re për të caktuar termin për shërimin e dhëmbëve, kurdo që është e nevojshme,  nga dita e hënë deri të premten”, tha zonja Baruti.

Kryetari Bahtiri i  përgëzoj menaxherët dhe stomatologët për këtë mundësi të ofruar për qytetarë dhe  për punën e palodhshme që janë duke bërë. Ai tha se Komuna do të bëjë përpjekje maksimale për të krijuar kushte sa më të mira për punë, duke përshi këtu edhe sigurimin e stafit të nevojshëm mjekësor.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat