Provokon sërish Serbia, trenat e paligjshëm serb po lëvizin në Mitrovicë

Mitrovica

Provokon sërish Serbia, trenat e paligjshëm serb po lëvizin në Mitrovicë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 13:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjendja e hekurudhave në Kosovë është e mjerueshme ngase nuk ka investime në to, derisa shumica prej tyre janë jo funksionale për arsye të uzurpimeve, mbindërtimeve pa leje dhe vjedhjeve të binarëve.

Përveç hekurudhës Fushë Kosovë - Pejë që është përmirësuar infrastruktura, në hekurudhat tjera nuk ka investime dhe janë në gjendje të mjerë, sidomos, ajo prej Klinës deri në Prizren, në theks të veçantë ajo prej Xërxës deri në Prizren dhe nga Prishtina deri në Podujevë.

Përveç këtyre problemeve infrastrukturore, trenat serb nga Rashka e Serbisë deri në Mitrovicë po vazhdojnë të qarkullojnë çdo ditë pa leje.  

Kështu ka thënë kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave në Kosovë, Arsim Berisha në një intervistë, i cili shprehu shqetësimin e tij edhe për procedurat tenderuese jo transparente për përzgjedhjen e kompanisë  nga Infrakos për rehabilitimin hekurudhor Hani i Elezit – Mitrovicë të financuar nga Komisioni Evropian.

Edhe pse Autoritet Rregullativ është organi më i lartë i hekurudhave të Kosovës, Berisha tha se kryeshefi i Infrakos-it po i lë anash si Autoritet Rregullativ, duke mos i informuar për procedurat tenderuese, edhe pse Bashkimi Evropian nga ARH kërkon përgjegjësi për këtë projekt në vlerë prej rreth 200 milionë eurosh me gjatësi prej 149 kilometrash nga gjithsej 330 kilometra sa është linja totale e hekurudhës.

Berisha: Jemi të anashkaluar nga Infrakos

“Ne të them të drejtën kemi edhe shqetësimet tona për arsye se menaxheri i infrastrukturës ndonjë herë neve na lenë anash si Autoritet Rregullativ, nuk na informon për procedurat tenderuese, edhe pse Komisioni Evropian nga ne kërkon përgjegjësi për të ditur se deri ku kanë mbërri punët, por ne nga një herë jemi të anashkaluar”, thotë Berisha.

Berisha nuk ka inflamacione të plota edhe pse do të duhej të kishte se deri ku kanë shkuar procedurat tenderuese për projektin hekurudhor që lidh Maqedoninë me Serbinë dhe shprehet se nuk ka transparencë të plotë për këtë projekt mjaft madhor.

Ai theksoi se ka dëgjuar se deri në qershor do të përmbyllet ky projekt për nderimin e hekurudhës, por thotë se është shqetësuese që me një investim kaq kapital mos t’i kushtohet rëndësia e duhur. Ai shprehet i habitur përse nuk po informohet nga Infarkos për këto procedura tenderuese.

Berisha: Nuk mundemi me thënë se ka transparencë të plotë

“Është shqetësuese që ne nuk kemi informacione të duhura dhe përderisa s’kemi informacione nuk di çka të them. Nuk mundem me thënë se ka transparencë të plotë… Ne nuk kemi as një të dhënë të saktë, por është shqetësuese që nëse ne me një investim kaq kapital mos t’i kushtojmë rëndësinë e duhur për arsye se e dimë që nga hekurudhat varet shumë zhvillimi ekonomik i një vendi, transporti i mallrave e shumë shërbime të tjera që kryhen përmes hekurudhës ngase janë me kosto shumë më të lirë se sa transportet tjera. Andaj, ne duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë”, theksoi ai.

Drejtuesi i Bordit Rregullativ të Hekurudhave shpreh brengën e tij se në këtë projekt nuk është paraparë elektrifikimi i hekurudhës ngase në shtetet e rajonit dhe të BE-së elektrifikimi është bërë që në shekullin e kaluar.

Berisha: Nuk e di arsyen pse në projekt nuk është përfshirë elektrifikimi i hekurudhës

“Nuk e di arsyen pse projekti nuk e sheh elektrifikimin e hekurudhës, kur dihet se në rajon edhe në Bashkimin Evropian hekurudhat datojnë të elektrifikuar nga shekulli I kaluar. Nuk e kam të qartë këtë, kështu që iu kisha lutur edhe juve si gazetarë të interesoheni dhe të shkoni Infrakos t’i bëni këto pyetje, sepse kjo është shqetësuese përderisa një pjesë e vendeve të rajonit fqinje dhe mos të flitet për shtetet e Bashkimit Evropian që daton elektrifikimi i hekurudhave në fillim të shekullit të kaluar”, deklaroi Berisha.  

Ai ka shtuar se ka dëgjuar se po favorizohen kompani jo të njohura për këtë projekt dhe po injorohen kompanitë me renome për ndërtimin e hekurudhave.

Kreu i ARH-së përmendi edhe lëvizjen e përditshme të paligjshme të trenave nga Rashka e Serbisë deri në Mitrovicë të veriut, për çka ai tha se ka kërkuar që të ndalohen, ngase sipas tij, kanë një leje të përkohshme të UNMIK-ut e cila për Autoritetin Rregullativ sot është e pa vlerë.

Berisha: Të ndalohen trenat të cilët po lëvizin paligjshëm nga Serbia në Mitrovicë

“Ne kemi kërkuar që të gjithë trenat e paligjshëm të ndalohen, por ne e kemi parë se aty dy trenat të cilët qarkullojnë tash nga Rashka deri në Mitrovicë të veriut kanë një leje të përkohshme të UNMIK-ut dhe thirren në atë leje të përkohshme e cila për ne sot është e pa vlerë”, thotë Berisha. .

Duke folur për gjendjen hekurudhore në përgjithësi, Berisha tha se gjendja në hekurudhat e Kosovës nuk është e mirë për arsye se pas luftës as një Qeveri e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë qenë të interesuar që të investojnë në këtë sektor. Fatkeqësisht, sipas tij s’po ka interesim për investime dhe krijim të kushteve (sinjalizimit dhe barrierave) të sigurisë në përgjithësi në këtë sektor.

Sa i përket legjislacionit, Berisha tha se Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës qëndron mirë për arsye se edhe me legjislacionin primar është një ligj konform ligjeve të Bashkimit Evropian të hekurudhave, mirëpo për implementimin rregulloreve dhe ligjeve duhet të ketë një infrastrukturë krejt tjetër.

Berisha: S’mund t’i aplikojmë ligjet ku mungojnë elementet e thjeshta

“Infrastruktura e sotme nuk përputhet me legjislacionin të cilin e kemi miratuar ne. Andaj, arsyet janë të ndryshme, ne nuk mund t’i aplikojmë ligjet ku nëpër hekurudha të Kosovës mungojnë edhe gjërat më të thjeshta ose primare. Sidomos ne nuk kemi ende barriera akoma nëpër vendkalime që për ne paraqesin shumë shqetësime”, theksoi Berisha.

Viteve të fundit trenat janë bërë vdekje prurës për qytetarët e Kosovës, ku vetëm në tre mujorin e fundit kanë humbur jetën tragjikisht dy qytetarë dhe shumë të tjerë të lënduar. Sipas Berishës shkaktarë janë 85 mbikalime të paligjshme.

Berisha: Në tre mujorin e parë kemi dy raste me fatalitet

“Sistemi hekurudhor, sa i përket sigurisë ne nuk mund të jemi të kënaqur për arsye se në vitet e fundit kemi pasur edhe aksidente me fatalitet, ne vetëm në këtë vit, në tre mujorin e parë kemi dy raste me fatalitet. Kemi shumë persona të lënduar. Problem kryesor qëndron te mbikalimet të cilat në Kosovë për fat të keq janë ndërtuar dhe janë bërë në mënyrë të pa ligjshme të cilat sot nuk mund të mbulohet me barriera dhe derisa nuk ka barriera aty është një pasiguri totale. Ne kemi diku 85 mbikalime të paligjshme, por këto raste po i ndihmojnë edhe komunat nga njëherë për arsye se i kanë asfaltuar pa lejen e organeve gjegjëse”, theksoi ai.

Ai ndër të tjera thotë se përgjegjësitë ligjore të tyre dhe të operatorëve që veprojnë në Kosovë janë të krijojnë kushte jo diskriminuese dhe t’i bëjnë tarifat të arsyeshme që ato t’i përshtaten edhe vendeve të rajonit./Intervistoi:

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat